Home ShowBiz “Nuk jam fans...

“Nuk jam fanse e Luizit”! Në fillim e bullizonte, pastaj e bëri mik. Efi flet edhe për Kiarën

2316
0

Efi Dhedhes, ish-banorja që në çdo sondazh është e preferuar për tu rikthyer në “Big Brother Albania Vip 2”, ishte e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj.

Ajo foli për raportin e saj me Luizin, “krahun e saj të djathtë”, ashtu siç e quanin njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Efi tha për Luizin se iu duk njeriu më i drejtë dhe nuk e konsideron veten fanse të tij por një mike.

Donaldi: Kemi nga ata banorë të cilët kanë dalë nga shtëpia e Big Brother dhe janë bërë pro Luizit. Janë me Luzin sepse janë të vërtetë apo duan impakt dhe vëmendje.

Efi: E dimë dhe është e kuptueshme fakti që secili po përfitojn nga pak. Mendoj se në këtë periudhë po mundohen të përfitojnë prej Luizit, jo vetëm banorët që kanë qenë brenda.

Romeo: Mos ta harrojmë që edhe ti kur dole nga shtëpia e Big-ut, ti u bërë shumë fanse e Luizit.

Efi: Unë nuk jam fanse e Luizit, unë jam një mike që ai krijoi aty brenda dhe unë krijova një mik aty brenda. Siç e thashë edhe në fillim unë u mundova të studioj çdo banor aty brenda dhe konkluzioni im ishte që ai ishte i vemtmi njeri i saktë aty brenda.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit