Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan” dhe Shqipëria, Çuçi: Reagim i përbashkët ndaj katastrofave natyrore

10
0

Nisma ”Open Balkan” e kundërshtuar nga Kosova, për zv.ministren shqiptare të Mjedisit, Ornela Çuçi projekti do të zvogëlojë kostot ekonomike që rëndojnë mbi vendet e vogla të Ballkanit, kosto që po diktohen nga ndryshime klimës.

“Nëse nuk i ndërmarrim masat së bashku barra ekonomike që do të bjerë mbi vendet e vogla si tonat do të jenë edhe më të mëdha. Vetëm së bashku do t’i dalim që të evitojmë impaktin e ndryshimeve të klimës dhe efektet e këtyre këto ndryshimeve po i shohim në çdo stinë të vitit, me zjarret që po përhapen, pasi është rritur ndjeshëm temperature e tokës dhe do të rriten edhe më shumë në 10 vitet e ardhshme, por edhe me reshjet e shtuara që po shkaktojnë përmbytje”, thotë Çuçi.

Nga ana tjetër, ajo shton se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë një menaxhim dhe shfrytëzim më të mirë të pasurive ujore. ”Së paku në mjedis bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm. Lumjete liqenet i kemi t përbashkët dhe kufijtë nuk janë të prera me thikë. Ndaj dhe masat duhet ti kemi në unison për të parandaluar, apo menaxhuar në kohë ndryshimet e klimës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit