Home Aktualitet Operacioni an...

Operacioni antidrogë/ Berisha: Mega-mashtrim, Rrumbullaku të nxjerrë emrat e të arrestuarve

11
0

Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën plenare këtë të enjte komentoi edhe operacionin antidrogë të policisë ku u arrestuan 233 persona.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Berisha i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, që të tregojë emrat e të arrestuarve.

Duke e quajtur mega-mashtrim publik, Berisha dënon me forcë këtë operacion të zhvilluar nga policia e shtetit.

“Dënoj me forcën më të madhe mega-mashtrimin publik. Sot Rrumbullaku në sqetullën e Ramës, u thotë shqiptarëve se në një ditë u arrestuan 200 trafikantë. I kërkoj këtu nga parlamenti të nxjerrë emrat, ose seancën tjetër do të quhet 200 herë gënjeshtar. Të nxjerrë emrat e të arrestuarve, të nxjerrë grupet se thotë 23 grupe. E kuptoni ju propagandën Rama-Balla të mashtrimit dhe mbulimit të krimit me shifra të rreme”, tha Berisha.

Nga operacioni i koduar “Tempulli” kanë rënë në pranga 233 persona, operacion i cili u finalizua mëngjesin e kësaj të enjteje në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit