Home Sporti Boterori i Katarit Pasalic: Nuk ...

Pasalic: Nuk do të ndalemi me kaq, duam finalen si katër vite më parë

97
0

Mesfushori i Kroacisë, Mario Pasalic tha se skuadra ballkanae nuk do të ndalet me gjysmëfinalen. Lojtari që aktivizohet te Atalanta, ka theksuar se Kroacia eliminoi favoritin e Botërorit dhe tashmë do të synojnë finalen e madhe

“Kemi eliminuar Brazilin, favoritin e parë dhe tani jemi gati të mirëpresim Argjentinën. Kemi treguar se dimë t’i trajtojmë ndeshjet me lojtarë të mëdhenj. E dija se kishim forcë dhe se të udhëhequr nga Luka Modric mund të bënim gjëra të mëdha në Kupën e Botës. Sekreti ynë? Forca mendore. Ndjesia është fenomenale.

Pas asaj që ndodhi në Rusi katër vjet e gjysmë më parë, do ta prisja që tashmë në këtë Botëror do të përsëritej diçka e tillë. Është fantastike. Jemi në mesin e katër finalistëve, që në vetvete është një sukses joreal, por nuk duam të ndalemi me kaq. Fokusi është te Argjentina, do të jetë një tjetër ndeshje historike. Jemi gati për një betejë të re”-u shpreh Pasalic.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit