Home Sporti Boterori i Katarit Pele uron Mes...

Pele uron Messin për Kupën e Botës: Maradona po buzëqesh nga qielli

100
0

Ikona e Brazilit, Pele ka uruar Messin dhe Argjentinën pas fitores së tyre dramatike me penallti kundër Francës në finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Argjentina dhe Franca i mbyllën 120 minutat me rezultatin 3-3, por nga goditjet e penalltive më pas, Messi ngriti në qiell trofeun që i mungonte.

Mesazhi i Peles për Messin

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse.

Leo Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte për karrierën e tij. Miku im i dashur Mbappe shënoi katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoje këtë shfaqje, të ardhmen e sportit tonë.

Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për turneun e jashtëzakonshëm. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë.

Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego Maradona po buzëqesh tani”, thuhet në letrën e Peles.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit