Home Aktualitet Mjeku i njohu...

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti përballë Veliajt për bashkinë e Tiranës?

1205
0

Në një kohë që zgjedhjet lokale 2023 kanë marrë vëmendjen maksimale nga politika, edhe kandidatët me emra po përfliten.

Në Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj nga PS-ja për një mandat të tretë.

Së fundmi po qarkullon emri i mjekut të njohur Ilir Alimehmeti se mund jetë kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këtë mbrëmje, në një inervistë televizive ai ka treguar sesi qëndron e vërteta.

“Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmoj këtë gjë. Me qetësi gjërat duan kohën e vetë, unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat e papjekura. Në momentin e duhur dhe kohën e duhur”,-tha vetë mjeku, duke lenë të kuptohet se nuk e përjashton një kandidim nëse ia kërkojnë PD dhe partitë e opozitës.

Ndërkohë Berisha ka mbledhur partitë aleate dhe  ka vendosur që të dalin me kandidatë të përbashkët.

E gjithë opozita do përqëndrohet në Tiranë, sepse do ta kthejë edhe si votim politik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit