Home POLITIKE Petrit Vasili...

Petrit Vasili: Të shkrihet menjëherë Bordi i Trasparencës si gjymtyrë e hajdutërisë shtetërore!

36
0

Nga Petrit Vasili

Të shkrihet menjëherë Bordi i Trasparencës si gjymtyrë e hajdutërisë shtetërore!
Qeveria për problemin më kritik të rritjes së çmimeve, ka zgjedhur në mënyrë abuzive, formën më të shëmtuar të pazarit, mes qeverisë dhe monopoleve.
Duke ngritur një Bord që në themelin e tij vendos marzhin e fitimit të bisneseve ai është qartë një gjymtyrë e oligarkëve klientë të qeverisë për pazarin qeveri-oligarki.
Vendosin pra se sa do të fitojë privati, por jo kurrsesi se sa do të lehtësohet qytetari.
Taksat që merr qeveria mbeten të pandryshuara dhe qeveria fërkon barkun që po mbledh qindra milion euro më shumë ne kurriz te buxhetit familjar te qytetareve.
FMN shprehet shumë qartë kundër tij dhe thotë:
“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”.
Shkrirja e menjëhershme e Bordit është vetëm hapi i parë për asgjësimin e këtij instrumenti mafioz hajduterie shtetërore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit