Home Sporti Plagoset me t...

Plagoset me thikë një 20-vjeçar në Sarandë

9
0

Një konflikt që nisi për motive të dobëta ka përfunduar në plagosjen e një 20-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, kur shtetasi me inicialet O.L., pas një konflikti goditi me thikë një 20-vjeçar i cili u transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit