Home Aktualitet Plagosje me t...

Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

40
0

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një 54-vjeçar në Durrës.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

“Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit