Home Aktualitet Plani i Beris...

Plani i Berishës për protestën e të hënës, të enjten SPAK-u i vendos prangat në sallën e parlamentit

1425
0

Policia e shtetit që të dielën në darkë kalon në gatishmëri të lartë. Të hënën, PD e Berishës, ka thirrur militantët dhe popullin opozitar në Tiranë për t’u konfrontuar me policinë.

Kishte muaj që Berisha e kërkonte një mosbindje civile dhe kjo po vjen të hënën, datë 18 dhjetor.

Mësohet se Berisha po lajmërohen kudo demokratët dhe skalionet e zjarrit për të ardhur në Tiranë.

Nuk do të jetë protestë paqësore, kjo dihet nga burimet policore. Ditën e hënë votohet te kryesia e parlamentit, atje ku pritet vala e madhe e përplasjes së turmes, pra votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.

Me pas të enjten votohet për të arrestuar Berishën, të cilin policia e shtetit do ta marrë me pranga në duar direkt nga salla e Kuvendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit