Home Aktualitet ”Po mbr...

”Po mbrojnë familjen Berisha”, Kadilli: Disa deputetucë duan t’i bien në sy ish-kryeministrit

50
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike së vulës për Tiranën, Fatbardh Kadilli thotë se reagimi opozitar është qartë për të mbrojtur interesat e familjes Berisha, duke shtuar se kjo është kauza e PD dhe jo qytetarët. I ndalur tek sherri mes deputetëve në Kuvend, ai ironizoi duke thënë se deputetiBledjon Nallbati do të kujtohet veç për grushtin dhe jo si deputetët apo për ndonjë rol të tij.

”Ajo që ndodh sot në parlament nuk i bën nder opozitës. Gjithë kjo që ndodh sot në parlament nuk rezonon në shoqërinë shqiptare, është përplasje e rënduar nga zoti Berisha. Kjo nuk do të duhet të ndodhte. Opozita nuk është për të prishur ekuilibrin dhe pozicionin e institucioneve por për të përcjellë zërin e qytetarit.

Nuk besoj se do të ketë sukses, i vetmi rezultat është ekspozimi në sytë e publikut. Sot po shohim përse po zihen dhe çfarë i shtyjnë këta njerëz që të bëjnë këtë veprim. Fakti që zoti Berisha edhe kapitujve të dosjeve hetimore i jepte përgjigje nga selia e PD, edhe sikur të ketë pasur elementë që nuk lidhen me Berishës është e vështirë të bindësh qytetarët që e gjithë kjo nuk bëhet për të mbrojtur Berishën”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit