Home Aktualitet “Po pun...

“Po punojmë”, Benet Beci: E papranueshme që Teatri “Migjeni” nuk ka kushte optimale ngrohjeje për trupën e aktorëve

72
0

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci së bashku me një ekip profesionistësh kanë parë nga afër problemet teknike të sistemit të ngrohjes në Teatrin “Migjeni”.

Beci në një postim në Facebook shkruan se është e papranueshme një institucion i të tilla niveleve të mos siguronte kushte optimale për trupën e aktorëve, por edhe për spektatorin shkodran.

Postimi i plotë:

Një ekip profesionistësh po bën vlerësimin e problemeve teknike të sistemit të ngrohjes së Teatrit “Migjeni”. E papranueshme që një institucion i të tilla niveleve të mos siguronte kushte optimale për trupën e aktorëve, por edhe për spektatorin shkodran. Diskutuam nga afër me punonjësit e mirëmbajtjes edhe për ambiente të tjera të teatrit, për të cilat shumë shpejt presim të kemi lajme të tjera të mira dhe përveç mbështetjes që po jep bashkia të kemi mbështetje edhe nga donatorë e institucione qendrore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit