Home KRYESORE Prej një viti...

Prej një viti jemi të shfokusuar nga mënyra se si vendi po qeveriset

287
0

 Nga Jonida Halili

Humbja e zgjedhjeve me 25 prill të vitit të kaluar si dhe ngjarjet në PD kanë sjellë që asnjeri të mos merret se si qeveriset nga mazhoranca, por vetëm temë e ditës kudo flitet për PD dhe përçarjen e saj.

Kjo situatë vjen për fajin e opozitës dhe kryesisht të PD e cila ka muaj që po prodhon lajme me shumë se qeverisja e mandatit të tretë të Edi Ramës.

Si rregull qeverisja duhet të jetë lajmi, problemi, protesta. Ndërkohë me shumë dinakëri qeveria e ka spostuar vëmendjen te PD.

Pak kush e ka mendjen te hallet e qytetarëve, sepse lajmet dhe problemi kryesor duket se është PD.

E me sa duket kjo situatë do të vazhdojë për meritë të kryeministrit, por edhe për fajin e Berishës dhe opozitës.

Agron Gjekmarkaj, deputet i PD, tha në media se “Ne për asnjë çast nuk merremi me qeverisjen e vendit, është spostuar debati tek problemet e brendshme të opozitës. Po ndodhin gjëra të tmerrshme në këtë vend dhe ne i anashkalojmë çdo gjë. Mendoj se çdokush që të ishte kryeminsitër në Shqipëri sot, nuk ka një mundësi të dytë që të mos jetë në sintonim më SHBA-në e të bashkëpunojë me të. Berisha ishte burrë shteti dhe i ka pasur të gjitha facilitetet ndërsa tashmë është shpallur non-grata. Në lidhje me Berishën ka një vendim ndërsa me Bashën akoma nuk ka një qëndrim nga ana e amerikanëve. Partia Demokratike nuk është anti-amerikane, është një kostum që i është veshur pa të drejtë”- shtoi Gjekmarkaj.

Pra të gjithë, edhe vetë PD-ja, merren me hallet dhe sherret në selinë blu.

Ndonëse opozita ka flluar ta marrë disi veten, por akoma nuk kanë strategji dhe besim se protestat e mëdha mund ta trondisin qeverinë.

Nga ana e tij kryeministri përqesh opozitën, sepse për dreq, nuk kemi akoma OPOZITË!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit