Home Aktualitet Prezantohet p...

Prezantohet prefekti i ri i qarkut Kukës, ministri Balla: Ka ardhur koha të ridimensionohet roli i Prefektit

54
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sot prezantoi prefektin e ri të qarkut të Kukësit, Albert Halilajn. I shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së në Kukës, Pandeli Majko, Balla tha se prefekti duhet të monitorim të gjitha vendimet e marra nga këshilli bashkiak.

“Natyrshëm është dhe marrëdhënia e prefektit me të treja bashkitë. Të gjitha vendimet e këshillave konfirmohen nga prefekti. Prandaj, zoti Prefekt, roli juaj merr një rëndësi shumë të madhe, pasi duhet vlerësuar ligjshmëria e tyre. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo interesat publike, ju keni të drejtë t’i riktheni për rishqyrtim”, tha Balla.

Sipas tij, duhet rishikuar ligji për prefektin, për ta ridimenisonuar rolin e tij. “Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ridimensionuar rolin e prefektit në kuadër të Reformës Administrative Terroriale dhe ligjit “Për vetëqeverisjen vendore””, shtoi Balla, duke theksuar se me ligjin aktual, prefekti është autoriteti më i lartë vendor.

Balla në fjalën e tij vuri theksin edhe te shërbimet publike, të cilat duhet të jenë sa më të aksesueshme për publikun. Albert Halilaj u emërua prefekt i qarkut Kukës nga Kryeministri Edi Rama më 19 korrik, pas lirimit nga detyra e prefektit Ali Hallaçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit