Home KRYESORE Prezantuesja ...

Prezantuesja e Kongresit të Partive Socialiste dhe Demokratëve Europianë: Tani kemi përballë një politikan provokues si Edi Rama!

1271
0

Berlin – Ndërhyrja në panelin e Kongresit të Partisë së Socialistëve&Demokratëve Europianë, ku flet kryeministri shqiptar Edi Rama. Prezantuesja e kongresit bëri një hyrje të gjatë pozitive para se të fliste Edi Rama. Në një moment ajo tha se “Tani kemi përballë një politikan provokues si Edi Rama!”.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në panelin e Kongresit të Socialistëve dhe Demokratëve në Berlin, u bëri thirrje BE-së, që të mos i lënë mënjanë shqiptarët. Me tej kryeministri u shpreh gjithashtu se uron që mos të ndodhë e njëjta gjë me menaxhimin e krizës energjitike.

“Vij nga  shtet që nuk është në BE, por në Europë. Në fazën e parë të dhënies së vaksinave ne u lamë mënjanë. Na u desh që të rrinim të shikonim. Na u desh të vraponim për të gjetur vaksinat. Kina, Rusia, Turqia, po të mos kishte qenë Turqia dhe Erdogan ne s’do kishim vaksinuar askënd për një farë kohë.

Ky ishte një moment i vështire, unionin europian nuk ishte për ne. Tani jemi këtu me krizën energjitike, uroj mos të ndodhë e njëjta gjë. Mos të lihemi mënjanë, ne shqiptarët jemi njerëz besnikë. Ishim të fundit që tradhtuam sovjetikët, perandorinë osmane gjithashtu, do të jemi të fundit që do të tradhtojmë BE-në nëse shkatërrohet. Por mos na merrni të mirëqenë. Kur shohim të rinjtë tanë të largoheni sepse nuk kemi aksesin në arsim të lartë njësoj si BE-ja. Nuk më duket e drejtë që të rinjtë të lihen jashtë sistemit të BE-së të arsimit dhe të largohen”, u shpreh Rama ndër të tjera Edi Rama.

Fjala e tij ishte therëse dhe realiste.

Bashkëngjitur mund të shikoni në video fjalën e kryeministrit Rama të titruar në shqip.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit