Home Aktualitet Programi “EU4...

Programi “EU4Culture”, Hohmann dhe Margariti inspektojnë punimet në disa objekte

39
0

Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar dhe ndërtesa e Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, po rehabilitohen falë Programit EU4Culture.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, vizituan sot të dyja dy objektet për të parë vazhdimësinë e punimeve.

“Ekipet e restaurimit, të udhëhequra nga ekspertë të UNOPS-it, po bëjnë një punë të mahnitshme. Mezi pres të shoh Mozaikun pa skela si dhe arkitekturën e bukur të ndërtesës së e Ish të Përndjekurve Politikë. Nëpërmjet EU4Culture, ne po restaurojmë objektet kulturore të dëmtuara në 11 bashki dhe po mbështesim gjithashtu zhvillimin ekonomik lokal, duke promovuar vendet e trashëgimisë kulturore me një potencial të lartë për turizmin dhe ekonominë më të gjerë të vendit”, tha Hohmann.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit