Home Sporti Prokuroria e ...

Prokuroria e Prishtinës merr vendimin, arrestim 48-orësh për Agim Ademin

114
0

Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e arrestimit prej 48 orëve, siç njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Gjithashtu është raportuar se lidhet me institucionin që ai drejton.

Prokuroria ka thënë gjithashtu se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që ditën e sotme të paraqitej në stacion policor për intervistim dhe pas kësaj ai është ndaluar për 48 orë.

Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vite më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit