Home POLITIKE Rama në Liboh...

Rama në Libohovë dhe Dropull: Nëse doni të fusni qytetin në gropë, jepuani votën atyre

58
0

“Gjithçka ishte zymtë në këtë vend dhe realisht pyeta veten si ka mundësi që ka akoma njerëz në Libohovë që vazhdojnë të rrinë në këtë lloj kurthi ku ishte gjëja më e natyrshme të dilje ndërsa të rrije ishte gjëja më e pabesueshme.

Libohova ishte një nga pikat ku ndërhyrjet tona do të sillnin jetë e shpresë e ardhmëri. Që të vazhdojmë këtë punë libohovitët duhet të na japin mundësi, ishte fat që kishim Lizën këtu që ishte njeri i punës e i familjes e ne mund të çonim para këtë projekt. Kthimi mbrapa me një votë që shkon qorrazi tek-tuk, tek ata që nuk kanë ardhur këtu për të vazhduar punën e për të ndriçuar rrugën e të ardhmes së Libohovës por kanë ardhur për ta marrë peng siç e kishin, jo se ne do të hakmerremi politikisht për një votë qorre por nuk e bëjnë dot se ata as nuk dinë e as nuk duan.

Kemi shembuj të pafundëm që provojë atë që them. Ata e kishin Lobohovën çfarë bënë?! Morën zyrat e nuk ka më asgjë për komunitetin. Janë ca mediokër, fanatikë e dembelë që bëhen bashkë e shohin vetëm punët e tyre. Edhe ato pak fonde që janë në dispozicion i harxhojnë rrush e kumbulla ndërkohë që fondet e tjera nuk mund t’i marrin dot se janë të paaftë. Ata vetëm shajnë kërcënojnë janë sherri e shamataja. Janë disa karrige për tu ulur ju e ne. Nuk ka postera e skena me ekrane, do i kemi vetëm për takimet e fundit por të gjitha këto janë para që ne i kemi kursyer e i kursejmë për t’u dhuruar pemë disa bashkive, janë mbi 25 mijë që do i shtohen pasurisë së gjelbërt të qyteteve tona. Këtu nuk kishte asnjë pikë ujë e s’kishte për të ardhur ndonjëherë. Mos të harrojmë që nuk e kemi gjetur rrugën shtruar se nuk po u kthehemi gropave por nëse doni ta fusni Libohovën në gropë jepuani votën atyre.”- tha Rama në një takim me banorë të Libohovës.

“DROPULL – Me vajzat dhe gratë e mençura dropullite e gjirokastrite, forca e pazëvendësueshme e Partisë Socialiste për të ecur VETËM PËRPARA’-shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit