Home Aktualitet Rama: Nuk ka ...

Rama: Nuk ka më në Shqipëri njerëz të gjithëpushtetshëm që nuk përgjigjen para drejtësisë

24
0

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Kukës për procesin e rienergjizimit të PS, që vijoi me anëtarësime të reja. Rama foli për drejtësinë, duke u shprehur se për herë të parë qysh nga krijimi i shtetit shqiptar ne kemi sot një sistem të drejtësisë që është i duhuri.

“Drejtësia, ju e keni parë ka filluar të lëvizë siç nuk ia hante mendja askujt dhe për herë të parë qysh nga krijimi i shtetit shqiptar ne kemi sot një sistem të drejtësisë që është i duhuri dhe kemi disa fakte dhe prova që na tregojnë që nuk ka më në Shqipëri njerëz të gjithëpushtetshëm të cilët nuk përgjigjen para drejtësisë, pavarësisht se çfarë kanë bërë. Nëse shohim funksionimin e drejtësisë në tërësi, shohim si drejtësia funksionon për të gjithë qytetarët, ka shumë probleme akoma, ka shumë halle akoma për të adresuar dhe për të zgjidhur”,-tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit