Home POLITIKE Rama për &#82...

Rama për ”Sky News”: Sunak shprehu keqardhje dhe siklet për retorikën anti shqiptare

101
0

Kryeministri Edi Rama, në vijim të qëndrimit në Londër, thotë se qeveria britanike ka treguar shenja keqardhjeje dhe sikleti për komentet anti shqiptare të sekretares së brendshme Suella Braverman.

”Downing Street ka treguar “shenja të rëndësishme keqardhjeje dhe sikleti” mbi retorikën e përdorur nga ministrat për të përshkruar shqiptarët, sipas kryeministrit të vendit”, ka thënë Rama për ”Sky News”, duke theksuar se “shpresoj shumë që kjo të mos përsëritet më dhe se komuniteti shqiptar këtu do të jetë vërtet i nderuar për këtë”,-thotë më tej Rama.

“Marrëdhëniet britaniko-shqiptare prekën pikën më të ulët në histori që kur ne kemi dalë nga komunizmi për shkak të asaj retorike që e ka vënë komunitetin shqiptar në Britani nën një presion shumë, shumë të rëndë. Më duhet të them se më në fund, në anë të Downing Street, jemi dëgjuar dhe nuk ka vetëm fjalë, por edhe vepra për të krijuar një grup të përbashkët pune për të goditur rrjetet kriminale, që sigurisht është diçka që Shqipëria gjithmonë e ka kërkuar”, ka vijuar kryeministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit