Home Sporti Ramos kërkon ...

Ramos kërkon ndihmën e shokëve për dështimin e planit të Perez

6
0

Sergio Ramos është shumë afër lamtumirës nga Real Madrid, por jo vetëm. Kapiteni i Los Blancos, i cili nuk është grumbulluar nga Spanja për Europianin, është shumë larg rinovimit të kontratës me klubin dhe duket se po shtynë shokët e skuadrës që të mos pranojnë reduktimin e rrogave të kërkuar nga presidenti Florentino Perez.

Sipas El Transistor të Onda Cero, Sergio Ramos e ka refuzuar rinovimin me reduktim të rrogës, një ofertë që është pranuar nga Luka Modric disa javë më parë.

Ai po provon të bindë shokët e skuadrës të mos arrijnë një marrëveshje me Perez, i bindur se presidenti do t’i përdorë këto shkurtime për merkaton e ardhshme dhe, në mënyrë më specifike, për të marrë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit