Home Sporti Rashica trans...

Rashica transferohet te Norwich: Premier League një ëndërr për mua!

16
0

Milot Rashica u transferua tek anglezët e Norwich City dhe vitin tjetër do të luajë në Premier League. Nuk dihet ende shifra e transferimit, por Rashica ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me sapo te ngjiturit në elitën e futbollit anglez. Në një intervistë për “Canaries.co.uk”, sulmuesi i dardanëve foli për herë të parë si futbollist i Norwich City-it.

“Jam vërtet i lumtur që do të luaj para tifozëve të Norwich në Premier League. Sigurisht që do të jap më të mirën këtij klubi në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj.

Unë kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron të shohë nga unë. Këto biseda me të kohët e fundit kanë qenë një ndihmë e madhe dhe jam shumë i ngazëllyer. Nuk njoh asnjë nga lojtarët ose stafin, por unë kam shumë miq këtu dhe në Gjermani që flasin shumë mirë për Norwich City-in dhe mënyrën e funksionimit të klubit.

Gjithmonë ka qenë një ëndërr që unë të luaja në Premier Ligë dhe jam kaq i lumtur që Norwichi më dha këtë mundësi të shkëlqyer. Kam luajtur disa ndeshje në Angli më parë. Kam luajtur me Vitessen kundër Southampton në një sfidë për kualifikueset e Ligës së Europës, gjithashtu dhe disa ndeshje para-sezonale kundër disa ekipeve angleze”, deklaroi Rashica.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit