Home KRYESORE Rasti Eltion ...

Rasti Eltion Joka/Nuk dënohen ata që hodhën miliona euro për vota, por arrestojnë një kandidat për 100 euro!

404
0

Sot gjykata e posaçme antikorrupsion ka vendosur arrest shtëpie për një ish-kandidat të LSI në Tiranë, pasi sipas tyre një video ka dalë ku Eltion Joka ofronte para dikujt që të kontribuonte në fushatë për vota.

Gjykata me akuzën “korrupsion pasiv” në zgjedhje duhet të kishte arrestuar pothuaj krejt ish-kandidatët për deputet apo mbi 60 % të deputetëve të sotëm, të cilët kanë hedhur miliona e miliona euro gjatë fushatës elektorale të 25 prilli 2021.

Por kanë kapur një varfanjak me 100 euro i cili ka dhënë dikujt në këmbim të punës gjatë fushatës.

Të gjithë e dijmë se çdo kandidat paguan e mban njerëz gjatë fushatës. Të mos bëjmë të ndershmin në Shqipëri se e kapëm “kapon e korrupsionit në zgjedhje” dhe hajde ta bëjmë shembull me video dhe vendim gjykate!

Në rastin konkret, meqënëse ky Eltion Joka është i LSI, duhet ta dënojmë për të krijuar perceptimin në publik se “LSI vodhi zgjedhjet”! Ndërkohë që nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se një votë deri në 500 euro u ble nga PS dhe ndonjë parti afër mazhorancës.

Nuk ka njeri që nuk e di se pushteti dhe PS-ja hodhën euro pa fund për të blerë vota, sidomos në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Nuk ka njeri që flet se ka marrë euro nga kandaditët e PS që sot janë deputetë, pasi ka frikë nga pushteti dhe bandat, por e verteta mbetet se kështu u morën votat me 25 prill.

Ndaj arrestimi dhe dënimi me arrest shtëpie i Elton Jokës për 100 euro mbetet qesharak dhe për të krijuar idenë se LSI është hajdutja e votave.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit