Home Bota Reagon Papa p...

Reagon Papa pas sulmit në Gaza: Bëni gjithçka për të parandaluar katastrofën humanitare

37
0

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, pas sulmit të Izraelit në një spital në Gaza, tha se situata në Gaza është e pashpresë. Papa bëri thirrje për parandalimin e një fatkeqësie humanitare.

Papa foli rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme në seancën e pritjes së përgjithshme të mbajtur të mërkurave në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Sot mendimet tona shkojnë në Palestinë dhe Izrael. Rritet numri i të vdekurve. Gjendja në Gaza është e pashpresë. Ju lutem bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare”, tha Papa.

Sipas tij, në një periudhë kur shumë fronte lufte janë të hapura në botë, është tejet shqetësuese zgjerimi i konfliktit. “Le të heshtin armët, le të dëgjohen britmat e të varfërve, njerëzve dhe fëmijëve për paqe”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit