Home Sporti “Reali na vod...

“Reali na vodhi”, mesfushori i Almerias pezullohet me katër ndeshje

39
0

Almeria me një fitore në 29 javë kampionat dhe vendi i fundit për skuadrën andaluziane, por përballë Realit të Madridit zhvilloi një ndeshje të madhe.

Ishte data 21 janar kur Almeria befasoi “Los Blancos”, duke kryesuar 0-2 në “Santiago Bernabeu” për rreth një orë lojë. Gjithsesi Reali përmbysi rezultatin dhe fitoi 3-2, edhe falë vendimeve të dyshimta të arbitrave.

Në fundin e ndeshjes Gonzalo Melero nuk u përmbajt aspak duke u shprehur se ai dhe shokët e tij u grabitën në kryeqytetin spanjoll.

“Më vjen keq ta them, por këtë sezon kemi pasur disa situata kundër. Dhe ndaj Realit u tejkalua çdo kufi. Nuk mund të bënim më shumë se kaq për të fituar ndeshjen. U vodhëm”, shprehej 30-vjeçari i Almerias.

Pas këtyre fjalëve, ai është dënuar me 4 ndeshje pezullim. Melero do të humbë duelet me Osasunën, Real Sociedad, Villarealin dhe Getafen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit