Home Sporti Reijnders zbu...

Reijnders zbulon pse i tha “jo” Barcelonës: Propozimin e Milanit nuk e mendova shumë!

38
0
LAS VEGAS, NEVADA - AUGUST 01: Tijjani Reijnders #14 of AC Milan dribbles the ball during a preseason friendly match against FC Barcelona during the 2023 Soccer Champions Tour at Allegiant Stadium on August 01, 2023 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Candice Ward/Getty Images)

Tijjani Reijnders është një nga surprizat e këtij sezoni te Milani, duke qenë protagonist për mirë në shumë ndeshje. I ardhur gjatë verës, ai fitoi vendin e titullarit në saj të paraqitjeve shumë pozitive që ka bërë.

“Champions apo titulli? Patjetër titulli, sepse e di sa i rëndësishëm është ylli i dytë për klbin dhe tifozët. Championsi është një ëndërr, kam ardhur për këtë dhe duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.

Zgjedhja e Milanit para Barcelonës? Nuk e mendova shumë. Milani ishte në vendin e parë. Ata më shpjeguan se si do të luaja dhe menjëherë e kuptova se ishte zgjedhja më e mirë.

Në fillim ishte pak e vështirë për shkak të gjuhës, por tani po studioj italisht. Shkoj në mësim me një mësuese dhe shikoj filma”, deklaroi  Reijnders. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit