Home POLITIKE Risitë e stat...

Risitë e statutit të PD-së, Bylykbashi: Synon demokratizimin dhe zgjerimin e bazës

100
0

Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka folur për statutin e ri të Partisë Demokratike, ku i quan instrumente për demokratizimin e partisë pas një periudhe të gjatë vendimesh autokratike. Bylykbashi thekson se statuti i ri i dha pushtet organeve kolegjiale me synim fuqizimin e anëtarësisë.

“I hoqëm pushtetet kryetarit, sekretarit të përgjithshëm që ai i kishte marrë gjatë këtyre viteve, ia dhamë organeve kolegjiale, kryesisë dhe kolegjit për fuqizimin e anëtarësisë, që ishte primare. Diçka tjetër është që ne sollëm referendumin”, tha Bylykbashi.

Përplasjet për drejtimin e partisë që vijojnë në gjykatë, sipas Bylykbashit janë vetëm vonesa të një bashkimi shumë të nevojshëm, i cili ka rifilluar në bazë.

“Vetë kam shembuj se si po zgjidhen në funksione drejtuese në bazë kandidatë që kanë qenë deri në 6 mars në krahun e Bashës. Baza po e mbyll më shpejt këtë çarje që shkaktoi Lulzim Basha, qe përgjegjësi e tij, por jo e atyre të tjerëve që besuan, se pse jo ky ka të drejtë”,-tha në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit