Home Aktualitet Roja vulos ce...

Roja vulos certifikatën e të miturit, arrestohet nga policia

7
0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar, roje në një njësi administrative të kryeqytetit. Sipas uniformave blu, A. Ç., 53 vjeç ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, i shtetasit A. Ç., 53 vjeç, me detyrë roje në një njësi administrative, pasi ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur,” thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit