Home Bota Rreziku i një...

Rreziku i një sulmi rus ndaj Ukrainës, SHBA flet për pasoja serioze

218
0

NATO-ja është e shqetësuar për shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare, diskutojnë në Letoni mbi rrezikun që mund t’i kanoset aleatëve nga një ndërhyrje e mundshme ushtarake ruse në Ukrainë.

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken tha në një konferencë për shtyp se ende nuk është e qartë se cili është qëllimi i grumbullimit të ushtrisë ruse. Çdo sulm i Moskës, sipas tij do të ketë pasoja serioze që shkojnë përtej konfliktit dypalësh.

Të hënën, Bjellorusia njoftoi zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me aleatët rusë pranë kufirit me Ukrainën. Minsku akuzoi NATO-n se po ngre struktura ushtarake përgjatë kufirit të këtij vendi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit