Home Bota Rusia: Do shf...

Rusia: Do shfarosim ata që mbrojnë Mariupolin

60
0

Dështimet e pjesës së parë të luftës, Rusia me sa duket po kërkon t’i ndreqë tani me një brutalitet të shtuar, ç’ka u pa qartë në bombardimin e egër të disa qyteteve anembanë Ukrainës.

Në këndvështrimin e tyre, nuk e kishin shënjestruar sa duhet infrastrukturën dhe objektivat ushtarake, e tani po kërkojnë të rekuperojnë kohën e humbur i tha BBC-së, analisti ushtarak, Justin Crump. Shpërthime të fuqishme janë raportuar në perëndim dhe lindje të Ukrainës teksa forcat ruse pretendojnë se kanë kontrollin e plotë të qytetit-port të Mariupolit, që gjendet në jug të vendit, edhe pse trupat ukrainase atje betohen të luftojnë deri në frymën e fundit e të mos dorëzohen.

Forcat ruse thonë se do ta mbyllin krejtësisht Mariupolin duke mos lejuar hyrje-daljet prej andej. Ultimatumi i ministrisë ruse të mbrojtjes për ushtarët ukrainas atje që të ulin armët, skadoi. Moska thotë se kushdo që reziston më paskësaj, do të eliminohet.

Kjo përfshin sipas saj, edhe mercenarët e huaj, thuhet në deklaratën e saj, që i janë bashkuar forcave të Kievit, mes të cilëve ka europianë e kanadezë. Edhe ata i pret i njëjti fat nëse bëjnë qëndresë, vazhdon deklarata. Pasi dështuan të thyejnë rezistencën ukrainase në veri, ushtria ruse tani e ka përqendruar ofensivën në Donbas, në lindje të Ukrainës. Megjithatë, po kryen sulme ajrore edhe në pjesë të tjera të vendit, duke rikthyer bombardimet në Kiev e Kharkiv, ku u vranë të paktën 5 vetë. Shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin e Lvivit, që besohet se janë shkaktuar nga sulmet me raketa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit