Home Aktualitet Salianji: Mez...

Salianji: Mezi mbaj të qeshurën kur shoh Bashën, ngjan me një deputet që lëviz me biçikletë

38
0

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se i vjen për të qeshur kur shikon Lulzim Bashën. Ai e ka krahasuar me ish-deputetin Selami Jenisheri, duke u shprehur se ka një ngjashmëri të madhe. Salianji ka theksuar se nëse nuk do të bëhej fjalë për opozitën dhe për prishjen e balancave në këtë vend, mund ta komentonte gjithë kohën duke qeshur.

”Kam përshtypjen që unë mezi e mbaj të qeshurën kur e shoh. Pra, një personazh butaforik, për fat të keq, një njeri që ka marrë çdo gjë nga demokratët dhe PD, sot një personazh që nuk i vlen as PS që ky do t’i shërbej. Ishte me një gjuhë shumë të ashpër sot, sidomos edhe ky serioziteti e bën dhe më të fortë në qendrimet ndaj qeverisë, por nuk i duhet qeverisë.

Më kujton disa deputetë të sanksioneve të kaluara kur ne lajm mandatet që reagonin po me forcë, ka një ngjashmëri të frikshme me njërin prej tyre, ishte një deputet me biçikletë që ka dal tani dhe thotë jam trajner i kombëtares, pra për analogji ky thotë jam trajner i PD.

Opozita është në gjendje të keqe për shkak të keqpërdorimit që i bën ndihmësqeveritari Lulzim Basha, sepse nuk bëhet dot qeveritar se nuk ka për t’u pranuar se nuk është se ka ndonjë peshë reale”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit