Home Aktualitet Seanca për Fa...

Seanca për Fatos Tushen vijon prej orësh, pritet që trupi gjykues të dalë me një vendim

4
0

Seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe ka nisur prej orësh, pritet që trupi gjykues të dalë me një vendim. Ai u shkarkua nga detyra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Prokurorët e SPAK janë të sigurt se ish-kryetari ka shpërdoruar detyrën në tre raste, përgjatë një viti hetimesh që e ekspozojnë duke kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve të një tenderi 23 milionë lekë. SPAK këmbëngul se ndonëse fituese u shpall ”Euro Alb”, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ”miku” i kryebashkiakut.

Mes përgjimeve të nisura për të hetuar sesi u skualifikuan dy kompani të tjera, një proces që angazhoi tetë vartës të kryebashkiakut, Tushe në një momenti i kërkon ndihmë mikut Lami, për të ndërhyrë për provimin e të bijës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit