Home Sporti SHBA fiton gj...

SHBA fiton gjysmëfinalen ndaj Meksikës, por në fushë plas keq grushti (VIDEO)

142
0

Në gjysmëfinalen e Nations Leage të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës ka pasur “skena lufte”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të përfaqësueses amerikane, por të dyja skuadrat e mbyllën lojën me 9 futbollistë.

Pulisic shënoi dy gola për SHBA, ndërkohë që në minutën e 69-të nuk mungoi sherri në fushë.  Ndërhyrja e ashpër e Cesar Montes ndaj Balogun, e ndëshkuar me karton të kuq bëri që situata të tensionohej dhe në fushë të shpërthente sherri. Në situatën e krijuar nga loja u detyrua të largohej edhe McKennie, të cilit meksikanët i grisën fanellën.

I riu Ricardo Pepi vulosi fitoren 3-0 të amerikanëve, por në sekondat e fundit ndeshja u ndërpre pas një tjetër sherri, që kishte si protagonistë meksikanin Arteaga dhe Sergiño Dest.

Të dy lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq. Pas betejës në fushë, Shtetet e Bashkuara humbasin dy lojtarë mjaft të rëndësishëm si McKennie dhe Dest për finale përballë Kanadasë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit