Home Sporti Shënon çdo 61...

Shënon çdo 61 minuta, numrat e frikshëm të Haaland këtë sezon

72
0

Manchester City i Guardiolës këtë sezon më në fund ka gjetur bomberin që i kishte munguar. Bëhet fjalë për Erling Haaland, i cili po kalon një formë fantastike.

Norvegjezi ka thyer tabunë e numrave 9 te Guardiola duke rrëzuar skemat e strategut spanjoll, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur me sulmues fals. “Ka një sens të pabesueshëm për të shënuar”, ka deklaruar strategu spanjoll.

STATISTKAT E KËTIJ SEZONI

  • Haaland dje u bë lojtari më i ri që arrin 25 gola në Champioons League
  • Me të rinjve që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje në Champions, Haaland është nga lojtarët me mesataren më të mirë (shënon çdo 61 minuta)
  • Është lojtari që ka arritur më shpejt të shënojë 10 gola në historinë e Premier League
  • Është lojtari i parë në historinë e Manchester City-it që ka shënuar si në debutimin në Premier League, ashtu dhe në Champions. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit