Home Aktualitet Shkak gruaja,...

Shkak gruaja, nënkomisari dhunon egërsisht të riun. I dhunuari del të jetë në burg

1393
0

Në rrjete sociale sot u bë virale një video, ku shihet dhuninimi me grushta dhe shkelma i një të riu. Pas bujës, u mësua se personazhi dhunues në video është nënkomisar në Policinë e Pogradecit, dhe i dhunuari del që të jetë në burg. Kjo në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pasagjeri”, për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Nënkomisari Gjergji Riza me detyrë specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe Vlerësimit, ushtroi dhunë ndaj të riut Ervin Norolla, në sheshpushimin e një pallati.

Sipas policisë, shkak i dhunës është dyshimi se gjatë natës që ndodhi edhe dhuna, Ervin Norolla kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së nënkomisarit.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, Riza ka goditur të riun me shpulla e shkelma dhe e ka kapur për fyti. Gjergji Riza është pezulluar dhe ndaj tij ka nisur hetim disiplinor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit