Home Aktualitet Shpërthim tri...

Shpërthim tritoli në banesën e shefit të krimeve në Shkodër, dëmtohet shtëpia dhe makina

55
0

Lëndë plasëse ka shpërthyer këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Policia njofton se rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit me iniciale P. Sh. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e tij apo probleme të tjera, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor, sipas policisë, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit