Home Aktualitet Simpatizantët...

Simpatizantët në primare, PD miraton udhëzuesin

67
0

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar udhëzuesin që i lejon simpatizantët që të marrin pjesë në primaret e PD-së për të zgjedhur kandidatët për lokalet e 2023.

Regjistrimi i tyre do të bëhet në çdo seksion të degëve të PD, sipas vendbanimit të simpatizantëve dhe procesi i regjistrimit duhet të përfundojë 5 ditë para datës së primareve. Kreu demokrat theksoi se edhe aleatët do të kenë mundësi të përfshihen në këtë proces me sugjerimet e tyre.

“Do të zhvillohen takime intensive me aleatët tanë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ka sugjerime të drejta, ka propozime të arsyeshme dhe theksoj që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten të gjitha kandidaturat e tyre, mirëpriten në mënyrë të padiskutueshme kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit”, tha Berisha.

Tirana është sfida kryesore e demokratëve, sipas Sali Berishës, për të cilën i kërkoi strukturave të PD të plotësojnë pritshmëritë që kanë qytetarët ndaj kësaj force politike. “Linjat e kuqe i ka kaluar kjo qeveri, ndaj dhe sytë, zemrat, mendjet e shqiptarëve janë të përqendruar tek opozita dhe PD. Ne nuk do t’i zhgënjejmë. Tirana në krye dhe beteja fillon. Do të marr takim me të gjithë faktorët e frontit për shpëtimin e Shqipërisë, me forca të tjera aletate, me sindikatat”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit