Home Aktualitet Skënder Hysen...

Skënder Hyseni: Kosova mos t’i bashkohet “klubit” të vendeve si Palestina

109
0

Skënder Hyseni, ministri i parë i Kosovës së pavarur i zgjedhur më 3 prill 1998, thotë se presioni ndërkombëtar, veçanërisht ai që vjen nga Uashingtoni, është i madh për një zgjidhje të ngërçit diplomatik midis Prishtinës dhe Beogradit. Thirrja e tij është që Kosova mos t’i bashkohet “klubit” të vendeve si Palestina.

“Takime ka patur më presidentë dhe kryeministra serbë. Shpesh herë veprimet diplomatike të shtyra përpara nga BE janë bërë sa për poza, pa një efekt konkret. Unë refuzoj dialogun sa për të bërë dialog. E shoh jetike dhe urgjente sesa arritja e një marrëveshje të përgjithshme midis vendeve, që patjetër duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë.

Kritikoj Kurtin, sepse duhet të përfillen thirrjet e partnerëve si SHBA, që dialogu të përfundojë sa më parë, në mënyrë që Kosova mos të degjeneroi duke shkuar në klubin e vendeve si Palestina dhe Sahara Perëndimor, që vështirë se bëhen shtet ndonjëherë.

Është tavolina ajo ku ti përfaqëson interesat e tua, ikja nga tryeza diplomatike është papërgjegjësi dhe injorim i fakteve, që ky nuk është konflikt vetëm midis Kosovës dhe Serbisë, por të gjithë serbëve dhe gjithë shqiptarëve”, thotë Hyseni për ”A2cnn”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit