Home POLITIKE Sondazhi/Kand...

Sondazhi/Kandidati i ish-kryeministrit Berisha, Bardh Spahia parashikohet fitues në Shkodër

371
0

Këtë të dielë në 6 bashkitë e vendit do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale. Për bashkinë Shkodër, sipas një sondazhi nga ”Euronews”, pritet t’i fitojë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Barometri tregon se Spahia parashikohet të marrë 46,1% të votave. Kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni parashikohet të arrijë në 36,8%. Kandidati i PD-së, Xhemal Bushati rezulton me vetëm 17,1% vota.

Duke përfshirë marzhin e gabimit, Spahia mund të arrijë nga 43,6% deri në 48,6%, Angoni nga 34,3% deri në 39,3%, kurse Bushati nga 15,1% deri në 19,1%.

Në prirjen e votës, Spahia del me 33% mbështetje, Angoni me 26,5%, Bushati 12,5%. 12% e votuesve janë të pavendosur, kurse 14,6% thonë se nuk do të votojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit