Home Sporti Spanja shkatë...

Spanja shkatërron Norvegjinë, Gjermania fiton testin miqësor ndaj Perusë

387
0

Spanja ka arritur një fitore 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e parë kualifikuese të rrugëtimit të Euro 2024. Në Rosaleta të Malagës, goli i parë erdhi shpejt. Pas vetëm 13 minutash lojë. Dani Olmo finalizoi në zonën e 5-metrave duke i dhënë kryesimin skuadrës.

Golat e sigurisë do të vinin  vetëm në fundin e ndeshjes. Në minutën e 81-të erdhi nga stoli dhe vetëm tri minuta i mjaftuan që të gjente rrugën e rrjetës, duke qetësuar të pranishmit në Rosaleta.

Joselu nuk u mjaftua me kaq dhe sigloi dopietën vetëm një minutë më vonë. Brenda zonës së rreptësisë goditi saktë me të majtën për të mposhtur sërish Nyland.

Ndërkohë, sfidat e tjera Kroacia barazoi 1-1 me Uellsin dhe Andorra-Rumani 0-2. Gjermania fitoi 2-0 miqësoren ndaj Perusë. Golat e fitores u realizuan nga Niclas Fullkrug në pjesën e parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit