Home Aktualitet Spiropali: Ba...

Spiropali: Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë

289
0

A do të jetë Lulzim Basha, Presidenti i ri i Shqipërisë? E mandatuara e PS-së për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, Elisa Spiropali, thotë se personi që do të zgjidhet si president, duhet të përfaqësojë frymën e një uniteti dhe të ketë interesin kombëtar dhe qytetar primarin. Ajo tha se Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që PS kërkon.

”Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë. Kjo është e sigurtë. Sigurisht që duhet të plotësojë të gjitha kriteret e Kushtetutës, por mbi të gjitha të përfaqësojë frymën e një uniteti, pra të jenë gjëra që kanë kuptim.

Të kenë interesin kombëtar dhe qytetar primar, të mos fus hundën në punë politike, të mos ndërhyjë nëpër procese, të mos dale e të bëj thirrje për sqepar e për hanxhar, të mos jetë pjesë e partive politike. Shikoni Presidentin Meta dhe përfytyroni të kundërtin dhe ai do të jetë identikiti i Presidentit të ri”,-tha në ”Report TV”.

Ajo tha se mund të jetë edhe një grua në vendin e Presidentit dhe i vetmi kriter që duhet plotësuar është mosha, pra duhet mbi 40 vjeç. ”Mund të jetë edhe grua. Nuk është kriter gjinia, por cilësia e karakterit dhe dija. I vetmi kriter është se duhet të jetë mbi 40 vjeç”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit