FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

1.4 milionë euro për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së futbollistëve në Botëror

Firma e sigurimeve “Beazly” ka marrë përsipër mbrojtjen fizike dhe financiare të çdo prej lojtarëve dhe skuadrave pjesëmarrëse në Kupën ne Botës që zhvillohet në Rusi.

Rreziku nga pengmarrjet, sulmet kibernetike, dëmtimet fizike,etj., do të menaxhohen nga Beazly. Sipas “sport360.com” yjet e kombëtareve do të dëmshpërblehen deri në 171 milion € në rast dëmtimi fizik dhe rreziku jete. Secila nga 32 përfaqësueset do të dëmshpërblehet me 22 milion € për çdo pengmarrje ose grabitje të pësuar.

Në situatën e një pezullimi të mundshëm të kompeticionit shlyerja ndaj kompanive që menaxhojnë transmetimin direkt të turneut do të arrijë vlerën e 1.4 miliard €. FIFA i ka dhënë besim të plotë kompanisë së sigurimit jetësor “Beazly”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?