FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Antonela Kavalieri thyen heshtjen: Popullariteti shkatërroi dashurinë me Dibalën

Antonela Kavalieri dhe Paulo Dibala kanë qenë një ndër çiftet për të përfolura në Itali në muajt e fundit, teksa historia e tyre e dashurisë mes tyre mori fund. Bukuroshja argjentinase rrëfeu se ishte pikërisht fama në rritje e sulmuesit, ajo që shkatërroi marrëdhënien mes tyre, duke çuar në ndarje.

“Unë erdha nga Argjentina për të shoqëruar Paulon, me të cilin duheshim shumë, por me kalimin e kohës fama e tij po rritej, duke bërë që t’i ofroheshin shumë goca. Pikërisht për këtë arsye erdhi edhe krisja e marrëdhënies tonë. Tani jam ndarë nga Paulo, por nuk kam ndërmend të kthehem në Argjentinë. Mendoj se mund të gjej veten edhe këtu në Itali, siç ia kanë dalë Belen Rodriguez apo Ëanda Nara”, deklaroi Antonela.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?