Batha zyrtarizon lamtumirën nga Partizani: Nuk mund të ecej para më kështu!

Idriz Batha nuk do të vijojë më të jetë pjesë e Partizanit në sezonin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga vet mesfushori në një në një intervistë për Supersport, thekson se largimi ishte zgjidhja më e mirë në këto momente.

“Me 99% mund të them se jam i larguar nga Partizani. Kemi biseduar edhe me drejtuesit për një zgjatje kontrate, por që nuk ramë dakord për diçka dhe vendosëm ndërprerjen e bashkëpunimit. Më vjen keq që gjërat erdhën kështu. Gjithsesi, nuk mund të hedh poshtë gjithçka që kam kaluar në atë ekip për këto vite. Dy ndeshjet e fundit nuk mund të hedhin poshtë gjithçka. Ky ishte një vit për t’u harruar, i cili që në fillim nisi keq me ardhjen e Moggit dhe italianëve tek Partizani.

Nuk mund të ecej përpara pa pasur një grup të cilët luajnë prej kohësh. Për ne që ishim si “garda e vjetër”, ishte si një presion pasi gjithçka po na faturohej neve. Ky ishte një term i gabuar, pasi të gjithë ne luftonim që ta çonim Partizanin më lart. Ishim më të fortë me Ekubanin, Torasën apo Cetkoviçin. Nuk jam në bisedime me ndonjë klub në Shqipëri, pasi kam dëshirë për një aventurë jashtë vendit”, deklaroi Batha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?