FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Botërori ”Rusi 2018”, Brazili e Gjermania shihen favorite

Parashikimet për skuadrën fituese nga kompanitë e basteve kanë nisur prej kohësh. Sipas “Marca”, dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania.

Në klasifikimin për pretendimet për fitoren në fund të ”Botërorit Rusi 2018”, shihen Spanja e Franca, të ndjekura nga Argjentina e Belgjika. Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia.

Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, dhe ai i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qëndruar te këta të fundit, për Messin, arritja sërish në finalen e Kupës së Botës dhe fitorja e trofeut kuotohet me koeficientin 26. E njëjta histori edhe për Cristiano Ronaldon e Portugalinë, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesja e tij e kanë një precedent, triumfin në “Euro 2016”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër parashikim interesant i kompanive të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?