“Do të këmbeja disa prej trofeve që kam fituar me Realin, për të fituar Botërorin”
Kush mendon se Kupa e Botës e ka humbur rëndësinë në vitet e fundit, e ka gabim. Luka Modriç do të ishte i gatshëm të këmbente disa nga trofetë e fituar me klubin e tij për të ngritur Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë.
32-vjeçari ka fituar plotë 14 trofe me Realin që prej mbërritjes në Madrid 6 vjet më parë, mes tyre 4 Champions League, 3 të fituara radhazi në 3 vitet e fundit. Gjithsesi ëndrra e tij e madhe është Kupa e Botës.
“Ishte një sezon i vështirë dhe i gjatë, në kampionat dhe kupë nuk luajtëm siç pritet nga ne. Por në fund fituam trofeun më të rëndësishëm për ne. Jam i lumtur që bëj pjesë në këtë klub dhe do të mbahem mend në historinë e tij. Por do të këmbeja disa prej trofeve që kam fituar me Realin për një sukses të madh me Kroacinë!.
Modriç luan Botërorin e tij të tretë dhe mbetet pjesë vendimtare e skuadrës së vendit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

