FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Mesfushori i Vllaznisë transferohet në La Liga

Erald Çinari nuk do të jetë më lojtari i Vllaznisë në sezonin e ardhshëm. Ai do të bëjë një hap të madh në karrierë, pasi mediat në Shkodër shkruajnë se ka gjetur akordin me ekipin Alavesh në Spanjë.

Çinari pritet të largohet menjëherë për në Spanjë për të firmosur dhe për të vazhduar karrierën jashtë vendit tonë. Do  të jetë një hap cilësor i shkodranit, ku janë të pakta rastet që lojtare të kampionatit tonë kanë kaluar menjëherë në kampionate kaq elitare.

Kujtojmë që 21-vjeçari kishte kontratë deri në janar të vitit 2019-të me Vllazninë, ndaj drejtuesit e Alaves janë detyruar të blejnë kartonin e lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?