Ibra bën parashikimet e Botërorit: Ja favoritët dhe futbollistët që do të shkëlqejnë
Zlatan Ibrahimoviç është një figurë e madhe e futbollit botëror, por ai do të jetë i detyruar që ta ndjekë Kupën e Botës si spektatorë. Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori.
“Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina, edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese.
Mendoj se Pogba do të shkëlqejë pasi ka shpejtësi dhe teknikë. Mbape, një yll i ardhshëm, i cili ka shumë për të dhënë. Në lidhje me emrat e mëdhenj, mendoj se Nejmar pas rikthimit do ta ndihmojë shumë kombëtaren e tij. Sa për Mesin, do të ndodh si gjithmonë, ekipi do ta ndjekë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ronaldon. Lojtarët janë lodhur shumë për 10 muaj, dhe tashmë do të shohim se kush do të jetë në gjendjen më të mirë fizike”, ka thënë bomberi suedez. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

