Lëv habit të gjithë: Ndonjëherë më vjen të hidhem nga dritarja!
Trajneri i Gjermanisë, Joakim lëv është një nga strategët më karizmatik në Kupën e Botës, teksa tifozët janë shumë të fokusuar pas tij, sidomos pas suksesit në Kupën e Botës në vitin 2014.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën austriake “Kurier”, tekniku Lëv ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me tifozët dhe vështirësinë që haset duke qenë i famshëm.
“Ndonjëherë kur jam ulur në tren, vijnë tifozë që më njohin dhe nisin duke më kënduar këngë. E di që kjo është diçka e mirë, por mua nuk më bën shumë mirë dhe mendoj të hidhem nga dritarja.
Kur dal në rrugë, të gjithë më ndalojnë. Nuk guxoj të iki në kinema sepse ka shumë njerëz që më njohin. Në fakt, mund të them se në Freiburg ku unë jetoj, është mirë pasi ata që më njohin kanë bërë foto, por është shumë vështirë në aeroporte dhe stacione treni”, u shpreh Lëv.
KOHA JONË SONDAZH

