Milani është super edhe pa Ibrën, mund Fiorentinën dhe arratiset në krye (VIDEO)
Milani merr arratinë në Seria A. Skuadra e Piolit ka marrë fitoren e radhës kundër Fiorentinës, duke ruajtur vendin e parë me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë.
Edhe pse pa Zlatan Ibrahimovic kuqezinjtë e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e para. Romagnoli zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje me kokë, ndërkohë që 11 minuta më pas Kessie do të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë.
Mesfushori shpërdoroi një penallti ndërkohë në minutën e 40-të, ndërkohë që në pjesën e dytë kishte kohë edhe për protagonizmin e Donnarumma-s që ndali me një pritje fantastike Ribery. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

